MENU
klinika

“Jam gruaja më e votuar në PD”

Alibeajn apo Berishën, Grida Duma sqaron se në cilin krah rreshtohet

18.06.2022 - 18:53

Deputetja e Partisë Demokratike, Grids Duma ka folur për zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike dhe ecurinë e kësaj froce politike me në krye Sali Berishën, të shpallur non-grata.

E pyetur se në krah të kujt do të rreshtohet, Sali Berishës apo Enkelejd Alibeajt, deputetja e PD theksoi se tani nuk është momenti dhe as koha që selia blu të humbasë askënd. Duma madje tha se do të ketë një bashkim të të gjitha forcave që aktualisht veprojnë të ndara në PD, i cili do të vijë si derivat i dëshirës për të fituar në zgjedhje.

Me kë do të rreshtoheni?

Nuk kemi luksin të humbasim askënd. Dhe s’kemi luksin të flasim me gjuhën e ndasisë. Do të ketë një bashkim, patjetër që do të ketë një bashkim se vjen nga nevoja për ta bërë fituese. Unë jam e bindur që do të ketë një bashkim. Pse ta them këtë,. Unë takoj, nuk e bëj me bam-bame takimin me demokratët. Dhe dëgjoj kur thonë për zgjedhjet në bashki, ju aty lartë bëni zhurmë kurse ne jemi bashkuar se duam të fitojmë bashkitë.

A është në rrugën e duhur tani PD-ja?

Kërkon plotësi tjetër. Nuk hyj në diskutime fare unë. Duhet patjetër të gjejmë gjuhën. Është e papranueshme për mua që këtu flas me një anëtarë të Rithemelimit dhe pastaj flas me një tjetër të PD-së zyrtare dhe kryqëzimi i syve të tyre është se më kë po flas më mirë. Është e papranueshme. Kërkoj që të çlirohemi nga ky paragjykim se nuk ka palë. Ne jemi këtu,. ekzistojmë se janë demokratët. Unë ekzistoj si deputetë e Parlamentit të Shqipërisë se ekzistojnë demokratët. Kur nuk ka palë midis demokratëve, se nuk ka demokratë këtej e demokratë andej ndaj na takon ne që ta zgjidhim këtë në hierarkinë tonë. Unë nuk bëj më gjueti shtrigash se i hedh benzinë zjarrit. Unë do të vazhdoj të bëj punën time, se nuk është çështje as hierarkie as pozicionimi. por ne duhet të sjellim një PD që rrezaton bashkëpunim dhe madhësi. Nuk më detyron mu askush që të heq dorë nga një gjë. pati dy kolegë të tjerë që qëndruan nënkryetarë, por unë dhe zoti Gjekmarkaj ikëm.

A keni pasur ju zhgënjime nga kolegët tuaj?

Jo, absolutisht jo. Kaq vite në politikë më kanë bërë të kuptojë që trajektoret e njerëzve në politikë ndryshojnë në varësi të kohës. Axhendat e karrierës personale nuk gjykohen kurrë, ato duhen pranuar. Po unë jam gruaja më e votuar në PD, në vota individuale pa modesti. Por a tregon kjo votat e mia reale. Jo nuk i tregon se isha në një zonë në perifieri të Tiranës.