MENU
klinika

"Testamenti i luftës"

Amanetet e Pjetrit të Madh… Rusisë

09.06.2022 - 14:00

        Rusia moderne zë fill me vetëm një emër, me Pjetrin e Madh. Ishte ky njeri, falë aftësive të të cilit, u arrit të realizohej ideja e madhe, se Rusia do të zhvillohej, vetëm po të ndiqte shembullin e Evropës Perëndimore. Fati i madh i Rusisë, ishte se vetë Perandori i saj ishte tepër i dhënë pas shpikjeve mekanike, modeleve qeverisëse dhe konceptit të biznesit të Perëndimit.

UNSPECIFIED – CIRCA 1754: Peter I the Great (1672-1725) in 1717, Emperor of Russia 1682 until his death. Three-quarter portrait of Peter in armour, one hand on plumed helm, the other on sword. (Photo by Universal History Archive/Getty Images)

Mbi të gjitha, ai besonte se edhe pse kaq vonë, sa ishin bashkatdhetarët e tij, po të punohej nga fillimi, rusët do t’ia dilnin. Jemi në shekullin XVII, kur ai mësoi teknikën e ndërtimit të anijeve nga evropianët e shumtë, që ai i ftoi në Rusi. Peter Aleksejeviçi, madje, ndërtoi një anije, që e ka drejtuar vetë.

Në vitin 1697, për t’i parë realisht ato që i kishin treguar, ai ka bërë një tur të madh evropian. Për këtë, u fsheh, me emrin e një ndërtuesi, që quhej Peter Mikhailov. Në morinë e profesioneve të tij, ai vetë ka shërbyer si detar, ushtar, berber dhe për diskomfortin e klientëve të tij edhe si dentist.

Pjetri, i dërgoi rusët, që të edukoheshin në Perëndim dhe importoi prej andej, aftësitë për të punuar, si edhe ekspertë të shumtë administrativë dhe ushtarakë. Ai e inkurajoi cigaren, por vendosi taksa të rënda për duhanin. Duke parë se evropianet i rruanin mjekrat, ai i detyroi rusët, që gjithashtu të rruheshin dhe të mos mbanin mjekër. Arriti deri atje, sa të taksonte rusët që mbanin mjekër. Por, çuditë e tij nuk mbaronin këtu, teksa ai u përpoq që të thjeshtonte numrat; të inkurajonte industrinë private dhe minierat. Duhet thënë se Pjetri e menaxhoi Rusinë moderne, pa huazuar asgjë nga bota. Kuptohet se, në vend të kësaj, ai i taksoi gjithmonë e më shumë qytetarët e tij. Për të siguruar vazhdimësinë me Perëndimin, Pjetri pushtoi bregun lindor të Balltikut, që mbahej nga suedezët, deri atëherë, ku ndërtoi qytetin e San Petërburgut.

Pjetri ishte një burrë trupmadh rreth 2.04 metra, shumë i gjatë dhe ndryshe nga monarkët e tjerë, nuk e kishte aspak frikë, punën fizike. Vdiq, nga një gabim i tij. Në nëntor të vitit 1724, u zhyt në ujin tmerrësisht të ftohtë të Oqeanit të Veriut, për të asistuar në shpëtimin e një anijeje. Ishte ky momenti, që ai ka marrë nje ftohje të rëndë dhe që pak ditë më pas, do t’i merrte jetën.

“Testamenti politik” i Pjetrit të Madh

Në 350-vjetorin e lindjes së tij (1672-1725), si themelues i shtetit modern rus, reformatori i madh që, me çmimin e dhunës mizore, u përpoq ta modernizojë Rusinë, duke ruajtur me fanatizëm traditat, sjellim në vëmendje politikat e këtij lideri mizor.

Një vit para vdekjes, ai la një “Testament politik”, që ka qenë busulla udhërëfyëse e politikës të jashtme të Perandorisë të themeluar prej tij, në këto 350 vjet, që nga autokratët caristë, bolshhevikët e Lenin-Stalinit dhe deri te Vladimir Putini…

Janë 13 porosi (amanete) që duhet t’i mbajë parasysh çdo politikan, nga shtetet me përgjegjësi botërore si SHBA-ja, deri te vendet e vogla si Shqipëria, që nuk mbetet jashtë synimeve të politikës ruse në Ballkan.

1. Pjetri i Madh, duke zbuluar një përrua, e shndërroi atë në lumë; pasardhësit e tij duhet ta bëjnë një oqean të madh, që do të mbulojë të gjithë Europën.

2. Pasardhësit e tij duhet të jenë në gjendje lufte të përhershme me Europën dhe të përfitojnë nga çdo rast, që të hapin luftë.

3. Duhet të përfitojmë në maksimum nga zbulimet dhe mësimet që vijnë nga jashtë, gjithmonë duke ruajtur identitetin tonë.

4. Të mbjellim konflikte në Poloni.

5. Të zgjerojmë trojet tona, sa më shumë në dëm të Suedisë.

6. Të bashkohemi në lidhje martesash me princeshat gjermane.

7. Të nxisim tregtinë tonë me Anglinë.

8. Të fitojmë pa reshtur troje drejt Veriut, drejt brigjeve Balltike dhe drejt Jugut, në drejtim të Detit të Zi.

9. T’i afrohemi sa më shumë që të jetë e mundur, Konstantinopojës dhe Indisë.

10. T’u hapim luftë Turqisë dhe Persisë, me qëllim që t’i pushtojmë dhe të arrijmë në Gjirin Persik

11. Le të bëjmë Greqinë, Hungarinë, Poloninë…etj. një kolonë të pestë për Rusinë.

12. Pas marrjes në dorë të Suedisë, të Persisë, të Polonisë, të Turqisë, Rusia duhet të merret vesh për pjesëtimin e botës me Francën dhe me Austrinë. Nëse këto të fundit refuzojnë, duhet t’i përplasim njërën me tjetrën, pastaj t’i shkatërrojmë.

13. Të gjitha këto janë të mundshme. Europa duhet shkatërruar.

 

Shkruar në vitin 1724, në Moskë

Nënshkruar: Pjetri i Madh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse u dëbua "sot" Dantja?

“Komedia hyjnore” burim akuzash!

20 shprehje frymëzuese të Nënë Terezës

“Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit”