MENU
klinika

Çfarë u diskutua mes palëve?

Ambasada amerikane publikon takimet e Gledis Nanos me shefin e DEA!

07.06.2022 - 09:50

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, gjatë vizitës disaditore në Uashington, zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme, me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese në Amerikë.

Takimet e Drejtorit të Policisë janë publikuar edhe nga ambasada amerikane në Tiranë.

Takimet që Drejtor Nano zhvilloi me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese amerikane kishin si qëllim rritjen e bashkëpunimit për shkëmbim informacioni, hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit, si dhe për të përforcuar marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunuese midis Policisë së Shtetit shqiptar dhe qeverisë së SHBA-së.


Drejtori i Përgjithshëm Nano u takua me Zëvendësndihmësprokurorin e Përgjithshëm, njëkohësisht Këshilltar për Çështjet Ndërkombëtare të Departamentit të Drejtësisë, Bruce Sëartz, shefin e Operacioneve të Jashtme të Administratës së Zbatimit të Drogës (DEA), George Papadopoulos, dhe drejtues të lartë nga Byrotë Diplomatike të Departamentit të Shtetit për Sigurinë dhe Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit.


Vizita e Drejtorit të Përgjithshëm Gledis Nano tregoi rëndësinë në rritje të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar brenda Shqipërisë, nëpërmjet transparencës, besimit, operacioneve të përbashkëta dhe trajnimeve.


Homologët amerikanë vlerësuan vendosmërinë e Policisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe ofruan mbështetjen e tyre për Policinë shqiptare, në të ardhmen.

Gjithashtu, Policia e Shtetit shqiptar u vlerësua për rolin e saj në ndihmën e afganëve të zhvendosur në Shqipëri, vitin e kaluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një ditë pas arrestimit të ish-deputetit të PS

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano takim me kreun e SPAK

Si do ta kontrollojmë territorin me dronët super-inteligjentë?

Çuçi: Pse ia propozova Ramës emrin e Gledis Nanos