MENU
klinika

“Finalissima” i takon Messit me shokë

Argjentina mposht Italinë, merr trofeun ndërkombëtar

01.06.2022 - 22:48

Argjentina është fituese e trofeut ndërkombëtar mes dy kontinenteve, Evropës dhe Amerikës Latine. Messi me shokë fituan 3-0 në Wembley të Londrës, duke ngritur kupën “Finalissima”. Një trofe që I kushtohet edhe Maradonës.

Argjentina kaloi në epërsi me Lautaro Martinez në minutën e 28. Presion i lartë nga mesfushorët e Albiceleste, me topin drejt Messit. Numri “10” mer topin dhe depërton duke lënë në vend Di Lorenzo, pason për Martinez, që nuk fal dhe mposht Donnarumman.

Në fundin e pjesës së parë është sërish Lautaro që shfaqet protagonist. Ai pason për Di Marian, i cili nuk fal, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazhin e dy gola.

Në fund të takimit ka vend edhe për një gol të tretë për Argjentinën, është Dybala që shënon. Italia edhe njëherë tregoi se është larg atij Evropiani që bëri verën e kaluarën. Në krahun tjetër, një trofe prestigjoz për Messin me shokë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN