MENU
klinika

Pas ndërhyrjes së rëndë kirurgjikale

Arjan Konomi flet për gjendjen e tij shëndetësore

30.06.2022 - 10:24

Pas ndërhyrjes së rëndë kirurgjikale në krah dy ditë më parë, opinionisti Arjan Konomi na ka njoftuar për gjendjen e tij shëndetësore.

Në videon e publikuar në TikTok, Arjani bën me dije ndjekësit se po rikthehet në Shqipëri, pasi e ndërpreu udhëtimin e tij për shkak të aksidentit. Në video Arjani tregoi se është mirë nga gjendja shëndetësore dhe shpreson të mos ketë komplikacione të tjera.

“Jam në aeroportin e Amanit, ka ardhur momenti për t’u kthyer në shtëpi. Mezi e kisha pritur këtë javën e fundit këtë moment, këtë javën e fundit që kam qëndruar 5 ditë në spital dhe pastaj në hotel në një gjendje të vështirë pas aksidentit që më ndodhi. Edhe që më detyroi të ndërpres udhëtimin që kisha ndërmend ta vazhdoja edhe në vende të tjera. Tani shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, krahun e kam mirë dhe shpresoj që të mos kem probleme dhe komplikime gjatë fluturimit”- thotë Arjan Konomi gjatë videos.

Kujtojmë se dy ditë më parë Arjani na njoftoi për aksidentin e tij. Si pasojë e këtij aksidenti, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në krah. Jo vetëm kaq por Arjani tha se për pak desh e humbi krahun e tij.

“Dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba për pak, por për fat të mirë ka shpresë akoma që ta kem”, tha ai në video.

Më tej, ai theksoi se kjo është arsyeja se përse ka munguar në Instagram, pikërisht për aksidentin që pësoi.

“Tungjatjeta miq. Siç po më shikoni këtu në kushte jo të mira dua të ndaj me ju një fatkeqësi që më ndodhi. Ndodhem në spitalin e Amman-it. Dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba për pak, por për fat të mirë ka shpresë akoma që ta kem. Nuk di çfarë t’iu them tjetër. Nëse ju kam munguar tani në Instagram është për këtë arsye”, tha Arjani në videon që ka publikuar në rrjetin social.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Për pak desh humba krahun”

Aksidentohet Arjan Konomi, shtrohet në spital