05.06.2022 - 09:43
Klevis dhe Bekim Gurraj, vëllezër me njëri tjetrin janë ndaluar nga policia e Shkodrës në lidhje me grabitjen e ndodhur rreth tre javë më parë në një bankë në Koplik.
Policia ka shoqëruar rreth 15 persona gjatë kontrolleve, ndërsa po punohet për ndalimin e dy të dyshuarve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Autorët e maskuar vodhën një shumë prej 400 mijë lekësh, 1 mijë dollarë dhe 1 mijë euro. Disa persona të paidentifikuar, u futën në filialin e BKT-së të maskuar. Nën kërcënimin e armës, ata vodhën shumën e parave e më pas u larguan me një makinë tip “Volkswagen” në më pak se 7 minuta.