Ndërsa në një vend të vogël si Shqipëria, ligjin nuk e bëjnë dot ligjet… dhe kjo, për njëmijë e një arsye, në botë (po, mund edhe të qeshni) policia ka arritur madje, të arrestojë edhe kafshët “fajtore”.
Disa raste të çuditshme, janë edhe këto:
Macja që u arrestua për kontrabandë telefonash në një burg rus
Në qershor të vitit 2013, një mace ‘kriminele’ u arrestua nga policia, pasi u kap duke u përpjekur të fuste telefona celularë në një burg, në Rusi. Macja, tepër e aftë për t’u ngjitur nëpër mure, nuk arriti t’i shpëtojë vëzhgimit të policëve.
Dhitë u arrestuan se dëmtuan makinën e policisë
Tri dhi u arrestuan nga policia indiane, pasi akuzoheshin se kishin dëmtuar makinën e policisë. Kafshët u morën dhe u vendosën në kafaz, pasi autoritetet indiane u mërzitën me vandalizmin e tyre të vazhdueshëm.
Gomari që u burgos për sulm ndaj njerëzve
Në vitin 2008, një gomar goditi dy burra, në afërsi një ferme në qytetin Chiapas, në Meksikë. Ai u fut në qelitë që përdoren për të mbajtur njerëzit që shkaktojnë çrregullime publike. Personi në pronësi të gomarit, pagoi 420 dollarë gjobë
Lopa, që u arrestua për një rast vrasjeje
Një lopë karnavalesh u përfshi në një rast vrasjeje të disa të rinjve në Sango Ota, në jugperëndim të Nigerisë. Kur të rinjtë u mblodhën për karnavale, një zënkë shpërtheu mes tyre, duke përfunduar me vdekjen e një 24-vjeçari. Të gjithë u larguan nga vendi i ngjarjes dhe… policia gjeti vetëm lopën.
Një dhi u arrestua, pasi hëngri disa lule
Pronarët e dhisë me emrin Gary, punësuan një avokat për ta marrë në mbrojtje, pasi policia e akuzoi se kishte ngrënë disa lule. Lulet nuk ishin dosido, por ishin të Muzeut të Artit Kontemporan në Australi. Megjithatë, dhia u lirua në mungesë provash.
Cjapi “magjik” që u ndalua për grabitje me armë
Në vitin 2009, policia në Nigeri ndaloi një cjap mbi dyshimin e një grabitjeje të armatosur në tentativë. Disa persona e morën cjapin dhe e çuan në polici duke thënë se ishte një grabitës i armatosur që kishte përdorur magjinë e zezë për të transformuar veten në cjap e për t’i shpëtuar arrestimit.
Pëllumbi që u mbajt në Indi, nën akuzën e spiunazhit
Në vitin 2010, policia indiane mbajti një pëllumb nën mbikqyrje pasi dyshohej se shërbente si spiun për një mision për Pakistanin. Pasi zogu i bardhë u kap nga një banor në Indi, u dërgua menjëherë në një stacion policor. Pëllumbi kishte unazë tek këmbët dhe një numër telefoni të stampuar në trup.
Majmuni që u arrestua në Pakistan, pasi kaloi kufirin indian
Besojeni apo jo, në vitin 2011, autoritetet në Pakistan arrestuan një majmun që po kalonte kufirin nga India. Banorët lokalë në fillim u përpoqën ta kapnin majmunin, por arriti t’iu ikte. Ishin autoritetet ato që e neutralizuan kafshën.
Elefanti para gjyqit, pasi vrau tre njerëz në Indi
Incidenti me Ramchandran (emri i elefantit) ndodhi në Kerala të Indisë në janar të vitit 2013. Gjatë një festivali fetar, elefanti papritur filloi të masakronte njerëzit. Tre gra mbetën të vrara. Pas kësaj elefanti u arrestua dhe u mbajt në survejim të plotë.
Një tjetër mace arrestohet përsëri për kontrabandë, në një burg brazilian
Një mace u kap në bazën e një burgu në Brazil me mallra kontrabandë për të burgosurit të cilat ia kishin lidhur me ngjitës në trup. Macja e bardhë u kap duke kaluar në portën kryesore të burgut. Macja u dënua në një qendër kafshësh lokale.