MENU
klinika

Basketbollisti i NBA

Asnjë ndeshje për 424 ditë, u pagua për 47 mln dollarë

22.06.2022 - 23:02

John Wall do të ushtrojë opsionin e tij për të qëndruar me Rockets, me të cilët do të fitojë 47.4 milionë dollarë sezonin e ardhshëm. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i tij për gazetarin Shams Charania nga “The Athletic”.

Një kontratë që do të jetë ndër tri më të mirat në NBA pavarësisht se ky basketbollist nuk ka luajtur asnjë ndeshje prej 424 ditësh. 31-vjeçari nënshkroi një zgjatje katërvjeçare të kontratës për pak më shumë se 171 milionë dollarë me Wizards, që hyri në fuqi në fushatën 2019-2020.

Që atëherë, ai ka luajtur 40 ndeshje, për të cilat ka marrë 123.7 milionë. Për çdo ndeshje në të cilën ka marrë pjesë ka fituar tre milionë. Që nga viti 2017 ai ka luajtur vetëm 113 ndeshje nga 390 të mundshme.

Basketbollisti i Rockets ka pësuar një seri lëndimesh vitet e fundit. Problemet e gjurit bënë që ai të humbasë një pjesë të mirë të sezoneve ‘17-‘18 dhe ‘18-‘19. Në dhjetor të këtij të fundit, ai iu nënshtrua një operacioni për të trajtuar dhimbjet e përsëritura në thembrën e majtë, duke i dhënë fund asaj fushate.

Ndërsa ishte jashtë, më 29 janar 2019, Wizards njoftuan se “ylli” i tyre kishte këputur tendinën e Akilit pas një rrëzimi aksidental në banesën e tij. Wall humbi të gjithë sezonin ‘19-‘20, megjithatë do të paguhej me një pagë prej 38.2 milionë dollarë. Në dhjetor 2020, ai shkoi te Rockets në këmbim të Russell Westbrook.

Ai debutoi me skuadrën nga Houston në ditën e fundit të vitit, por në atë sezon ‘20-‘21 ai mundi të luante vetëm 40 ndeshje. E fundit ishte 23 prilli i lartpërmendur 2021. Ai nuk është rikthyer më në aktivitet në NBA.

Gjatë sezonit që sapo u mbyll, nuk ka luajtur asnjë minutë me Rockets. Ai ka fituar 44.3 milionë dollarë, njësoj si James Harden, që vjen i dyti pas Stephen Cury-t që fiton 45.7 milionë dollarë.

Rockets do të përpiqen ta shesin Wall gjatë verës. Nëse nuk e arrijnë këtë, 31-vjeçari dhe menaxheri i tij do të punojnë për të arritur një marrëveshje për të dalë i lirë dhe të ketë mundësi ta zgjedhë vetë destinacionin e ti.