Pas gati tre ditësh në luftë me zjarret në ishullin e Sazanit, ministria e Mbrojtjes thotë se në orët e para të mëngjesit të sotëm është ndërhyrë nga ajri.
Me anë të një postimi në Facebook, Peleshi sqaron se ka qenë Greqia ajo që iu përgjigj pozitivisht kërkesës së autoriteteve shqiptare për të angazhuar një avion Canadair CL 415.
Sipas Peleshit, ekspertet vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren.
“Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës sonë për të angazhuar sot, herët në mëngjes një avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan. Ekspertet vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën e pakursyer në emergjenca të tilla dhe jo vetëm”, thote Peleshi.