MENU
klinika

Krim i rëndë në familje!

Babai vret me kallash të birin, konflikti për tokën

13.06.2022 - 21:23

Krimi në familje ka tronditur Kosovën. Sipas mediave raportohet se babai ka vrarë djalin e tij me kallash pas një konflikti për pronën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në fshatin Peran të Podujevës. Lajmin e konfirmuar për gazetën Ekspres edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka shtuar Borovci