MENU
klinika

"Ka një nocion, por është bosh"

“Ballkani i Hapur”, Artan Fuga: Debati në Shqipëri më shumë e fsheh problemin

10.06.2022 - 17:48

Pedagogu i njohur Artan Fuga, i ftuar këtë pasdite në rubrikën “Opinion” në News24 me gazetarin Edvin Parruca, ka folur dhe ka analizuar nismën “Ballkani i Hapur”.

Sipas Fugës, në këtë moment në Shqipëri debati më shumë e fsheh problemin sesa e nxjerr atë në sipërfaqe.

“Problemi në kuptimin e rëndësisë, do thoja që në Shqipëri, ka një moment ku debati më shumë e fsheh problemin sesa e nxjerr. Nga njëra ana është qeveria e përshirë në këtë iniciative dhe ka ligjërim futurist, të përgjithshëm, askush nuk është kundër ndaj këtyre, por problemi është që mbetet në një diskutim ideologjik. Nga ana tjetër kundërshtarët e konceptit të Ballkani i Hapur në Shqipëri kanë një retorikë që është, pak brenda kuadrit nacionalist, që nuk na lë të shohim se çfarë ndodh. Pra nga anë një diskutim futurist, dhe nga ana tjetër një ligjërim izolocionalist, pak me nota nacionaliste, ku i kundërvë shqiptarët me popullsitë e tjera në Ballkan”, shprehet Fuga.

Më tej ai thotë se “si çdo organizim, këtu ka nevojë për t’u sqaruar dy tre gjëra, problemi është a ka një platformë të qartë politike, sociale, etj, akoma nuk shohim gjë të shkruar”.

“A ka kritere për vendet që futen, a ka sektorë që rregullohen sipas normave të vendosura. Të gjitha këto nuk janë tek Ballkani i Hapur, kjo është e rëndësishme dhe sa kohë që kjo nuk është, çështja mbetet shumë pezull”.

Pjesë nga intervista:

Deri tani, ka pak zëra nga ekonomia, nuk dëgjojmë prodhuesit shqiptare etj, të thonë çfarë mendojnë ata, i ndihmon apo i pengon Ballkani i Hapur?

Artan Fuga: Këtë dua të them, që në momentin kur nuk ka parametra konkret që ta përkufizojnë saktë në fushën ekonomike, sociale, e tjr, diskutimet janë të përgjithshme, sepse nuk mendoj që një ekonomi e hapur e Ballkanit është ndonjë risi. Nëse Ballkani i Hapur është risia për të hapur tregun, më duket se kemi një nocion, por nocioni mbrapa është bosh.

Po them që vendet e Ballkanit kanë nënshkruar të gjitha marrëveshjet mbi bazën e të cilave qëndron tregu i hapur i CEFTA, kanë nënshtruar pjesa më e madhe marrëveshje asociimi dhe tregtisë me BE dhe mes tyre ka një tregti të madhe, në ka vend që ka tregti më të madhe me Serbinë është Kosova, pra tregu është i hapur. Këtu është fjala për pengesa doganore që mund të lirohen, këto janë shumë konkrete, pra këto përcaktohen dhe këtu nuk është fjala që a do hapet tregu dhe do na dëmtojë apo do na ndihmojë…  Nuk shoh akoma se çfarë përbën specifikën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Bregoviç në Korçë? Gjëja më normale në botë!"

Përplasjet Rama-Kurti/ Artan Fuga: Ja si e kuptoj unë këtë nismë


Vrasja e Martin Canit pranë shkollës ‘Fan Noli’

Caktohet data e seancës gjyqësore ndaj autorit 14-vjeçar

Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin