Bayern Munich do të pranojë ta shesë Robert Lewandowskin nëse Barcelona paguan 60 milionë euro për shërbimet e tij. Sulmuesi polak ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga “Allianz Arena”, por një gjë e tillë nuk po lejohet nga klubi gjerman.
Megjithatë, shuma prej 60 milionë eurove është e papërballueshme për katalanasit. Ata gjenden në krizë financiare të madhe dhe vështirë se do të paguajnë më shumë se rreth 40 milionë euro për sulmuesin polak.
Një rebus që nuk mund të zgjidhet kaq lehtë, kur Lewa ka edhe një vit kontratë me Bayern. Vetë sulmuesi ka pranuar edhe ulje page për të kaluar te Barcelona. Gjithsesi, më shumë i humbur në këtë “betejë” duket se është klubi, pasi nëse Lewa qëndron, vitin tjetër do ta humbiste me parametra zero.