Këshilli Evropian ka miratuar zyrtarisht paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë. Organi më i lartë politik i BE, përmes Josep Borell ka thënë se paketa e re e sanksioneve rrit “kufizimet në aftësinë e Kremlinit për të financuar luftën”.
“Ne po ndalojmë importin e naftës ruse në BE dhe me këtë shkurtojmë një burim masiv të ardhurash për Rusinë. Ne po ndërpresim më shumë nga bankat kryesore ruse nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SWIFT.
Ne po sanksionojmë gjithashtu ata që janë përgjegjës për mizoritë që u zhvillua në Bucha dhe Mariupol dhe ndaloi më shumë aktorë të dezinformimit që kontribuojnë aktivisht në propagandën e luftës të Presidentit Putin.”
Këshilli ka renditur fushat e ndryshme të ndikuar nga sanksionet si:
Embargoja e naftës
Ç’SWIFTing e bankave shtesë ruse dhe bjelloruse
Transmetimi
Kufizimet e eksportit
Shërbime konsulence
Listimet individuale
Burimi: CNN