MENU
klinika

Mesazh të ashpër për Erdoganin

BE: Turqia të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial grek

21.06.2022 - 16:37

Këshilli Europian, ka shprehur shqetësim lidhur me veprimet dhe deklaratat e përsëritura të Turqisë kundër Greqisë.

Krerët e BE-së pritet të dënojnë sërish Turqinë për përshkallëzimin e ri kundër Greqisë sipas draft-konkluzioneve të Samitit të BE-së që do të mbahet në 23-24 qershor në Bruksel shkruajnë mediat e huaja.

“Këshilli Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për veprimet dhe deklaratat e përsëritura të fundit të Turqisë. “Turqia duhet të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve anëtare të BE,” thuhej në draft,

Duke kujtuar konkluzionet e tij të mëparshme dhe deklaratën e 25 marsit 2021, Këshilli Evropian “pret që Turqia të respektojë plotësisht ligjin ndërkombëtar, të de-përshkallëzojë tensionet në interes të stabilitetit rajonal në Mesdheun Lindor dhe të promovojë marrëdhënie të mira fqinjësore”, bëhet me dije më tej.

Kujtojmë se javën e kaluar Komisioni Europian i dërgoi mesazh Turqisë.

“Turqia duhet të ndalojë të gjitha kërcënimet dhe veprimet që dëmtojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të respektojë sovranitetin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së në ujërat e tyre territoriale dhe hapësirën ajrore”, tha Peter Stano , shefi i politikës së jashtme të Komisionit .

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vazhdon kërcënimet dhe nis "Stuhi në Mesdhe"

“Ai përdor refugjatët si armë”, Turqia i përgjigjet Austrisë