Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord t’i japin Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit.
“Dakordësi! Këshilli Europian sapo ka vendosur statusin e kandidatit në BE për Ukrainën dhe Moldavinë. Një moment historik”, tha presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në Twitter.
“Sot shënon një hap vendimtar në rrugën tuaj drejt BE-së”, shtoi ai, duke uruar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidenten e Moldavisë Maia Sandu, si dhe popullin e Ukrainës dhe Moldavisë.
“E ardhmja jonë është së bashku. Këshilli Evropian ka vendosur të njohë perspektivën evropiane të Gjeorgjisë dhe është gati të japë statusin e kandidatit pasi të adresohen prioritetet e pazgjidhura”, shtoi Michel.