MENU
klinika

“Shqiptarët i detyrohen Kurtit”

Berisha: Ballkani i Hapur nismë ruse, Lavrov e “firmosi”

11.06.2022 - 13:10

Sali Berisha në mbledhjen me kryetarët e degëve të PD-së u ndal edhe te nisma Ballkani i Hapur. Ai u shpreh se shqiptarët i detyrohet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili me qëndrimin e tij kundër kësaj nisme, po mbron Ballkanin nga vendosja e hegjemonisë serbe.

Berisha: Ballkani i Hapur është akti më i lartë i tradhtisë që i është bërë kombit shqiptar. Shqiptarët i detyrohen Albin Kurtit, që me qëndrimin e tij, mbrojtjen nga një projekt që vendos hegjemoninë e pastër serbe, nga një projekt i cili në vend që të sanksionojë bashkëpunimin midis kombeve të barabarta, sanksionon poshtërimin e Kosovës dhe rrethimin e saj armiqësor, nga Beogradi, Beogradi i vogël që është Tirana dhe të tjerë me qëllimin më antishqiptar për ta paraqitur Kosovën si sherri i Ballkanit. Sherri i Ballkanit është Beogradi. I gjithë rrjeti i Sorosit është ngritur në këmbë në Kosovë dhe Shqipëri për të mbështetur Ballkanin e Hapur. Çdo fermeri duhet t’i shkojmë në shtëpi dhe t’i themi se çfarë mënxyrë është për ta Ballkani i Hapur.

Sipas Berishës Ballkani i Hapur është në mënyrë flagrante kundërvënie e procesit të Berlinit. Ai shton se kjo nuk po bëhet pa qëllim.

Berisha: Është projekt rus. Është thënë me dhjetëra herë, por këtë e firmosi Sergei Lavrov. Për këtë po punon Edi Rama. Pra ky është Ballkani i Hapur në rrafshin politik. Mund ta përgënjeshtrojë Lavrovin? Asnjë se përjashton dot. Por pse Rama e Vuçiç kërkojnë influencat ruse. Sepse vetëm në këtë mënyrë janë të lirë të bëjnë çfarë të duan me vendet e tyre. Në vend dhe Evropë nuk gjen dot President dhe Kryeministër të lidhur me krimin si këta të dy. U duhet kjo. E dinë se BE nuk i pranon dot me këto lidhje të tmerrshme krimi që kanë. Kjo është e vërteta e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbulohet itenerari i protestës së thirrur nga Berisha

Kundër inceneratorëve dhe takimit Rama-Vuçiç

Kreu i Zyrës së Koordinimit të Sanksioneve të SHBA

“Open Balkan”, kush është zyrtari amerikan që merr pjesë?