MENU
klinika

“Bullgaria është një vend mik”

Berisha kërkon ndjesë për deklaratat e Ramës

24.06.2022 - 11:34

Ish-kreministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Edi Ramës ndaj Bullgarisë për pengimin e integrimit europian të Shqipërisë.

Në konferencën e përjavshme për mediat, Berisha u shpreh se Bullgaria është një vend mik i Shqipërisë.

Sipas Berishës, turpin e meriton Rama, i cili me qëndrimet e tij ka turpëruar çdo shqiptar.

“Retorikë të shplarë. Foli për BE-në të marrë peng nga një shtet. Për lidershipin e BE-së si një kongregacion priftërinjsh. Po etërit e tij bënë një luftë të mirë. Siç thoshte dhe Fatos Nano, u pasurua duke shitur ikona të vjedhura. BE ka në themel vlerat kristiane. Ai nuk e fsheh këtë. Nuk të pëlqen, puno të bashkohesh me ta. Nuk të detyron njeri. Etiketimi i tyre si kongregacion priftërinjsh për t’i ofenduar, për t’i fyer është thjesht një mendësi që buron nga etërit e tij. Do e konsideroja një skandal të madh qëndrimin e Ramës ndaj Bullgarisë.

Dua t’u them shqiptarëve, që në mënyrë absolute, në të paktën 32 vitet e fundit, ky vend ka të regjistruar nbë arkivat e saj dhe në marrëdhëniet bilaterale qindra vendime miqësore me shqiptarët. Turpi të mbulojë Edi Ramën që i jep një vendi mik në publik turpin si një ordiner. Bullgaria është një vend mik. Çdo kryeministër dhe President i këtij vendi, ka gjetur në atë komb veçse miq. Bullgaria u bashkua me NATO-n në betejën kundër Serbisë në Kosovë. Ka qenë një avokat i Shqipërisë përsa ka pasur zërin e saj. Del ky vasali i Vuçiçit dhe i jep turpin një vendi, nuk meriton të përfaqësojë

Unë i kërkoj ndjesë popullit bullgar dhe qeverisë së tij, në emër të PD-së. E garantoj se nuk është ky mendimi i shqiptarëve, por i një aventurieri. Një njeriu që nuk njeh asnjë parim. Që nuk di se çfarë është miqësia. Bullgaria është një vend sllav. Nuk mund të ketë kurrë një arsye që kryeministri i vendit, t’u tregojë turpin bullgarëve dhe Bullgarisë, përveçse një njeri që dëshmon se turpëron çdo shqiptar me qëndrimin e tij” – tha Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama i përgjigjet Bullgarisë

“Hiqni veton, ose më duroni mua!”