Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se çfarë do të ndodhë në protestën e 7 korrikut, të thirrur nga vetë ai. Sipas Berishës, populli shqiptar do të zbresë në histori. Ai u shpreh se në këtë protestë do të jetë fillimisht populli opozitar, ndërsa shpreson se në të ardhmen të jenë të gjithë shqiptarët.
Ai këshilloi Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn që të mos marrin pjesë në protestë, pasi siç sqaroi ai janë si zjarrfikës të protestave.
“Demokratët nxjerrin Berishën, ai ndjek Ramën. Basha dhe Alibeaj nuk i këshilloj të vijnë, janë si zjarrfikës të protestave. Këshilla nuk është kërcënim. Në këtë thirrje përveç 2-3 personave, të tjerët janë të ftuar të vijnë”, tha Berisha në Opinion.
Pjesë nga intervista
Gazetari: Çfarë do të ndodhë më 7 korrik?
Berisha: Populli shoqëria shqiptare zbret në histori
Gazetari: Mund të jetë në plazh
Berisha: Edhe në plazh do jetë, por një pjesë e madhe zbret në histori. Rrugë nuk ka, rruga bëhet duke ecur. Populli zbret në rrugë duke bërë rrugë.
Gazetari: Populli i PD apo populli shqiptar?
Berisha: Populli opozitar, por gradualisht mbarë populli shqiptar
Gazetari: Pse zgjidhet një ditë përvëluese
Berisha: Beteja nuk pret mot, kur të thërret do ti përgjigjesh. Ishte një thirrje e demokratëve, e grupeve të interesit.
Gazetari: E cilëve demokratë, të Bashës?
Berisha: Demokratët nxjerrin Berishën, ai ndjek Ramën. Basha dhe Alibeaj nuk i këshilloj të vijnë, janë si zjarrfikës të protestave. Këshilla nuk është kërcënim. Në këtë thirrje përveç 2-3 personave, të tjerët janë të ftuar të vijnë.