MENU
klinika

“Aleanca pro Putin në Ballkan”

Berisha: Vuçiç dhe Rama kërcënojnë BE me mospjesëmarrje në Samitin e Brukselit!

21.06.2022 - 17:30

Kreu i PD Sali Berisha, ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar këtë të fundit për aleancën pro Putin në Ballkan.

Berisha shprehet se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Rama kërcënojnë BE me mospjesëmarrje në Samitin e Brukselit.

Reagimi:

Aleanca pro Putin ne Ballkan!

Vuçiç dhe Rama kercenojne BE me mospjesmarrje ne Samitin e Brukselit!

Te dashur miq, ne nje qendrim sinkron ne Beograd dhe Tirane, Presidenti i Serbomadhise Aleksander Vuçiç dhe vasali i tij Edi Rama kercenojne me mospjesmarrje ne Samitin e liderve te vendeve te BE qe do te mbahet ne Bruksel me dt 23 qershor dhe ne te cilin jane te ftuar edhe udheheqesit e vendeve te Ballkanit Perendimor. Ky kercenim i dy gangstereve autokrat te Ballkanit Perendimor, presidentit te serbomadhise Vuçiç dhe vasalit te tij Rama duket si i urdheruar nga Putin vetem e vetem per te shenuar kthesen e rajonit drejt projektit serbo-rus te Ballkanit te Hapur me te cilin vendosen ne rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse.

Denoj me forcen me te madhe kete qendrim antikombetar dhe anti BE pro serbo- rus te Edi Rames dhe ftoj shqiptaret te ngrihen ne kembe per te mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatllantik te tyre!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Zaev aventurier, ‘Ballkani i Hapur’ vdiq dy ditë më parë në MV"

Berisha i ekzaltuar nga fitorja e partisë së ish kryeministrit Gruevski

“E kam të dokumentuar gjithçka që i kam thënë Bashës në zyrë”

Berisha kërkon ndjesë nga Durrësi: Edhe unë gabova që…