MENU
klinika

Nga Katari debutues, te Brazili me 5 tituj

Botërori 2022, rekorde dhe risi ende pa nisur

29.06.2022 - 22:23

Kupa e Botës “Katar 2022” është evenimenti më i madh futbollistik në këtë vit kalendarik. Kur na ndajnë edhe 5 muaj nga fillimi i kampionatit, po ju prezantojmë disa fakte shumë interesante.

Fillimisht, për herë të parë që pas Kupës së Botës, Itali 1934 në këtë edicion do të jetë vetëm një përfaqësuese debutuese, Katari. 24 përfaqësuese janë të njëjtat, si në edicionin e fundit Rusi 2018.

Krahasuar me Botërorin e fundit, vetëm 8 përfaqësuese janë “të freskëta” (Katar, Holanda, Kanada, Ekuador, Uells, USA, Kamerun, Gana).

Për herë të parë në histori ndodh që të gjitha përfaqësueset të cilat kanë ardhur nga kualifikueset e kontinenteve përkatëse, kanë luajtur më parë në Botëror, pra nuk do të ketë ekipe debutuese, me përjashtim të Katarit, vendi organizator.

Kanadaja dhe Uellsi janë dy përfaqësueset që rikthehen pas shumë vitesh. Kanadaja rikthehet në fazën finale pas 36 vitesh, ndërsa Uellsi rikthehet pas 64 vitesh. Këta të fundit kanë vendosur edhe një rekord, pasi asnjë përfaqësuese europiane (jo debutuese) nuk kishte munguar kaq gjatë në një Botëror.

Për herë të parë në histori, Italia (4 herë kampione bote) nuk prek fazën finale të një Botërori në dy edicione radhazi. Brazili është i vetmi që ka marrë pjesë në çdo Botëror (22) dhe mban rekordin absolut me 109 ndeshje, 73 fitore dhe 5 tituj kampion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Zbret në Ligën C të Ligës së Kombeve

Shqipëria mposhtet nga Ukraina

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Ukrainë

Silvinjo zgjedh Muçin titullar dhe lë jashtë një të paprekshëm

Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës

Tifozët e Shqipërisë bëhen gati për ndeshjen me Ukrainën