MENU
klinika

Kancelari gjerman dhe Lavrov në Serbi

Brnabiç: Beogradi në pozicion të vështirë

05.06.2022 - 13:05

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç, ka deklaruar se vizita e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov e vendos Serbinë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë, duke iu referuar edhe vizitës së njoftuar nga kancelari gjerman , Olaf Scholz.

Brnabiç ka thënë se me agjendën e aktivitetit të Lavrov po merret presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Megjithatë ajo u shpreh se në Serbi mund të vijnë ministri i Punëve të Jashtme dhe kryeministri i çdo vendi.

“Në një botë ku të dy palët nuk duan të flasin dhe nuk duan të dëgjohen, është e rëndësishme të kemi një vend ku mund të vijnë edhe ministri i Jashtëm rus edhe kancelari gjerman”, tha Brnabiç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Axhenda e ministrit të Jashtëm rus në Beograd

Kremlini konfirmon vizitën e Lavrov në Serbi