MENU
klinika

Situata e sulmuesit kuqezi

Broja del në stërvitje, gati rikthimi në Kombëtare

02.06.2022 - 14:10

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja ka lënë pas problemet me COVID-19 që nuk e kishin lejuar të grumbullohej me Kombëtaren dhe ka rinisur stërvitjen.

Ai ka postuar një foto në “Instagram” ku shihet i veshur me një fanellë të Çelsit përpara fillimit të seancës stërvitore. Ai ka zhvilluar një stërvitje të personalizuar, teksa pritet që së shpejti t’i bashkohet grumbullimit me Kombëtaren.

Megjithatë, ai nuk besohet të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë me Islandën, pasi ka qenë pa stërvitje. Me siguri ai po bëhet gati për ndeshjen me Izraelin më 10 qershor në Tiranë dhe miqësoren me Estoninë më 13 qershor, po në “Air Albania”.

Të gjithë në Angli për Armando Brojën. Një gjysmë sezoni fantastik ka mjaftuar që sulmuesi shqiptar të tërheq vëmendje të madhe, pavarësisht luhatjeve në fazën e fundit. Pas Evertonit që qarkulloi në media, sé fundmi interesim duket se ka shfaqur dhe Notingham Forest.

Këta të fundit janë ngjitur në elitën e Premier League në këtë sezon, ndërsa në të shkuarën kanë fituar dy herë trofeun mé të rëndésishëm, Champions League. Por Broja do të shkojë në turneun përgatitor të Chelseat në Amerikë, atje ku do të vendoset gjithçka për të ardhmen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin