MENU
klinika

“Më mungon drita e diellit”

Çfarë po e pengon Billie Eilish?

21.06.2022 - 11:30

Billie Eilish ka folur për orarin e saj të vështirë gjatë turneut, duke zbuluar se nuk ka dalë jashtë për tre ditë. Këngëtarja, e cila do të performojë në festivalin e Glastonbury-t në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e turneut të saj të fundit, pranoi se jeta e saj “ndihet si e turbullt”. Billie, tha se ndërkohë që i pëlqen të performojë live, koncertet e ngjeshura nënkuptojnë se ajo fle në autobusin e saj të turneut pas shfaqjeve, rrugës për në qytetin tjetër dhe i kalon ditët në skenë duke bërë prova.

“Është kaq e panatyrshme për ne si njerëz të kemi nivele kaq të larta dhe kaq të ulëta. Ndihet si një turbullirë. Është sikur po jetoni pesë jetë të ndryshme në të njëjtën kohë, befasuese, por mahnitëse”- u shpreh ajo.

Këtë vit Billie do të vizitojë 47 qytete gjatë gjashtë muajve në turneun e saj, dhe është më e lumtur se kurrë. Ajo tha se ekipi i saj ka gjetur mënyra për ta ndihmuar yllin të masë kalimin e kohës. Për turneun e saj të fundit, Billie pranoi se po përpiqet më shumë për të marrë dritën natyrale çdo ditë, duke bërë një udhëtim fshehurazi në një qytet për një ose dy orë, pavarësisht se ka rrëfyer se “e urren verën”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kopertina e re e ‘Vogue’ i lë të gjithë pa fjalë

A e kishit parë ndonjëherë Billie Eilish kështu?

Për çfarë e akuzojnë këtë herë?

Billie Eilish ka një përgjigje për të gjithë