MENU
klinika

Shtohet misteri pasi…

Çfarë po ndodh me Vladimir Putinin?

09.06.2022 - 10:28

Ambasadorja ruse në Indonezi, Lyudmila Vorobieva ka refuzuar të konfirmojë nëse Presidenti Vladimir Putin do të marrë pjesë në një samit të G20 në Bali që është planifikuar për këtë vit.

“Ne nuk mund të përcaktojmë ende nëse Presidenti Putin do të marrë pjesë në takim… Kemi ende kohë për të menduar për këtë dhe për të pritur zhvillimet,” citohet Vorobieva nga agjencia e lajmeve Antara, shkruan BBC.

Gjatë një bisede telefonike me presidentin e Indonezisë Joko Widodo në prill, Putin tha se do të merrte pjesë në samitin e G20.

Megjithatë, SHBA-ja që atëherë ka shprehur kundërshtim, duke thënë se “nuk mund të bëhet biznes si zakonisht” me Moskën pas pushtimit të Ukrainës.

Është e rrallë që Putini të shihet në publik në ditët e sotme, me thashethemet që qarkullojnë për të se vuan nga probleme shëndetësore. E pikërisht ky samit mund të tregojë shumë mbi gjendjen e tij dhe mos pjesëmarrja e tij do shtojë misterin lidhur me Putin.

Prej disa ditësh në mediat ndërkombëtare ka qarkulluar lajmi se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putini është në gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi po vuan nga kanceri. Që prej publikimi të këtij lajmi në skenë ka dalë emri i Nikolai Patrushev, i cili mund të zëvendësojë Putinin deri në shërimin e tij.

Prej kohësh është përfolur se Putini ka qenë duke luftuar me probleme shëndetësore si kanceri dhe Parkinson. Tre shefat e spiunazhit amerikan, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, i Forcave Ajrore të SHBA-së dhe Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes kanë bërë të ditur se raporti i fundit i inteligjencës mbi shëndetin e Putinit tregon se ka shqetësime me paranojën e Putinit për të mbajtur pushtetin.

Zyrtarët e inteligjencës thanë se përkeqësimi i shëndetit të Putinit do t’i bëjë më pak të mundshme perspektivat e luftës bërthamore – por vdekja e tij do të “shkaktojë kaos”.

Ish-spiuni i MI6, Christopher Steele i tha BBC-së dje se udhëheqësi rus ka shumë shanse të largohet nga pushteti brenda gjashtë muajve, duke sugjeruar se ai mund të jetë “i paaftë” deri atëherë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë do të ndodhë?

Putini po vdes, po tani?