MENU
klinika

Kancelari Scholz: Është e qartë...

Çfarë qëndrimi ka Gjermania, për “Open Balkan”?

10.06.2022 - 12:24

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz u shpreh qartë se Bashkimi Evropian i jep prioritet të madh tregut të përbashkët rajonal. Në një konferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Scholz u pyet se cfarë qëndrimi ka për Open Balkan, duke u përgjigjur se me rëndësi është arritja e përparimeve të vendeve qe aspirojnë BE.

“Sa i takon Open Balkan duhet ta them qartë se për ne prioritet të madh i japim tregut të përbashkët rajonal që duhet të përparoje dhe çështje që janë brenda tij mund të realizohen dhe çohen përpara. Mendoj që është e rëndësishme që të arrihen përparimet që janë të arritshme. Të gjithë duan të shkojnë në BE dhe atje janë rregullat e lëvizjes. Prandaj kushdo që do ti bashkohet BE duhet ti ndjekë ato”, tha Scholz.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë gjithashtu se Kosova shkon drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian me zgjidhjen e dialogut me Serbinë.

Në konferencë për media në Prishtinë, ai ka thënë se dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën nuk mund të jenë pjesë e BE-së.

“Me rëndësi për Kosovën është që dialogu i ndërmjetësuar nga BE të çohet përpara. Kosova dhe Serbia përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse të çojnë në zgjidhje politike. Dialogu është rruga që i hap Kosovës perspektivën evropiane. Një marrëveshje politike mes dy vendeve është një kusht i rëndësishëm edhe për perspektivën e të rinjve në Kosovë. Marrëveshja duhet të zgjidhë edhe çështjen e Kosovës në fund sepse është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra tjerën të bëhen pjesë e BE-së. Të dyja palët duhet t’i qasen njëra tjetrës”, ka thënë Scholz.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“SHBA mbështet Ballkanin e Hapur, por…”

Escobar prezanton propozimet për liderët e rajonit