MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë sëmundje paralajmëron gërrhitja?

05.06.2022 - 11:02

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë sëmundje paralajmëron gërrhitja?

Mjeku: Shumë njerëz gërrhijnë. Ky është një fenomen bezdisës dhe aspak i rehatshëm, sidomos kur flini me partnerin. Ajo çfarë duhet të dini është se gërrhitja shpeshherë i paraprin disa kushteve të rënda shëndetësore. Ja disa nga rreziqet që lidhen me gërrhitjen:

Gërrhitja është një simptomë: kjo është gjëja e parë që duhet të dini. Gërrhitja nuk është një fakt normal dhe për këtë duhet të dini shkaqet nga se vjen. Disa nga shkaqet janë bllokimet e fytit, nofulla të dobëta, yndyrë e tepërt në pjesën e fytit dhe dobësi e përgjithëshme në muskujt e qafës.

Sëmundjet e zemrës: për njerëzit që gërrhijnë në mënyrë kronike ka gjasa që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Efekti kumulativ i shumë ngjarjeve apenike rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës në mënyrë të konsiderueshme. Sipas studimeve, rreth 30% e njerëzve që gërrhijnë kanë probleme me zemrën.

Sëmundjet e hipertensionit: hulumtimet kanë gjetur se gërrhitja është faktor që tregon se keni probleme me presionin e lartë të gjakut. Ky fenomen mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin sepse mund të shkaktojë trompozë gjatë natës.

Siç u parashtrua dhe më sipër gërrhitja mund të jetë një tregues që ju vuani nga një sëmundje. Por në qoftë se të të tjerët ju thonë se gërrhini në mënyrë kronike ju duhet të konsultoheni me një mjek. Këtu janë edhe disa simptoma të tjera që rriten me rrezikun për t’u prekur nga këto sëmundje:

Lodhje e tepërt gjatë ditës
Gjumë i parehatshëm
Rrahje të shpeshta të zemrës
Dhimbje ose thatësi fyti etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja gabimet që duhet të shmangni

Keni nevojë për një gjumë të shëndetshëm?

Këto mund të jenë shkaqet

Lodhje dhe depresion edhe gjatë verës?