MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilët janë përbërësit që balancojnë nivelin e aciditetit në trup?

18.06.2022 - 12:16

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilët janë përbërësit që balancojnë nivelin e aciditetit në trup?

Mjeku: 

Përbërësit:

Aloe Vera – konsiderohet si numri 1 për luftimin e inflamacionit.

Uthulla e Molles – e njohur për shumë përfitime shëndetësore në mesin e tyre edhe për eliminimin e puçrrave në  fytyrë, si dhe uljen e sheqerit në gjak.

Mjalti – lufton kundër infeksioneve fungale dhe për shkak të vetive antibakteriale, ai duhet të përfshihet në çdo lloj pije detoksifikuese.

Nenexhik dhe borzilok- nenexhiku është i mahnitshëm për sistemin e tretjes dhe njëhkohësisht një antibakterial i fuqishëm. Ndërkohë, borziloku është antibiotik, zbutës për muskujt e ngrira dhe anti-inflamator.

Limoni – një nga frutat më të dobishme në të gjithë botën, të pasura në vitaminë C, rrit metabolizmin dhe detoksifikon trupin.

Përgatitja: Merrni lëngun e një limoni -1 lugë çaji mjaltë -1 lugë çaji me aloe vera -1 lugë çaji uthull molle -borzilok dhe nenexhik si dhe 1 deri në 2 gota ujë. Përziejini të gjitha këto përbërës së bashku dhe konsumojeni pijen me stomak bosh para gjumit. Konsumojeni për 5 ditë këtë lëng të mrekullueshëm dhe do të shikoni efekte tepër pozitive.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN