MENU
klinika

Flet për herë të parë Adriana Matoshi

Cili është shkaku i ndarjes nga i dashuri 20 vite më i ri

05.06.2022 - 10:36

Adriana Matoshi dhe partneri i saj, Keith Owen Groeneveld janë një ndër çiftet më të përfolur të medias rozë për shkak të historisë së tyre të veçantë e për diferencën e moshës që ata kanë me njeri-tjetrin, rreth 20 vite.

E ftuar në një intervistë në “ATV” Adriana Matoshi tha se Keith ndryshe nga ajo, kërkonte të krijonte familje dhe të kishte fëmijë.

“Është e vërtetë që unë me Keith nuk jemi më. Nuk jemi ndarë duke u përlarë, nuk jemi ndarë duke u sharë, nuk jemi ndarë duke urryer. Thjesht jemi ndarë se e kemi parë të arsyeshme që të mos jemi më bashkë. Ka shumë arsye brenda përse. Mund të them shlirë nëse unë kisha menduar vetëm për veten time unë isha akoma bashkë, kam menduar për më larg. Nuk kam thënë që do të zgjasë tërë jetën. Nuk kam qenë e gatshme, Keith ka dashur shumë të krijoj familje. Nuk kam dashur edhe një fëmijë tjetër. Ai ka qenë shumë më i ri në moshë. Ai duhet të fokusohet në punë, në karrierë e në fund edhe në familje. E ndjej shpirtërisht që jam te Keith dhe Keith është te unë”,– tha Adriana.

Ajo e falenderoi Keith që i ka qëndruar shumë pranë gjatë operacionit, por edhe më parë.

“Jeta është kështu, duhet ta pranosh çdo gjë si rrjedh gjatë jetës. Është e vërtetë Keith më ka ndenjur shumë afër gjatë operacionit, më ka shikuar shumë. Edhe kur kam qenë keq, edhe përpara kur kam qenë mirë. Jam falenderuese deri në qiell”, u shpreh artistja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN