MENU
klinika

Vajzë apo djalë?..

Dafina zbulon planet për t’u bërë nënë

12.06.2022 - 11:47

Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe DJ Geek janë një nga çiftet më të komentuar në median rozë, të lidhur së bashku prej disa vitesh tashmë.

Lidhja disa vjeçare si duket i ka bërë edhe më serioze gjërat mes çiftit, këtë na i ka konfirmuar vetë Dafina e cila ka nisur tashmë të bëjë planet për të ardhmen. Gjatë emisionit “Why not” Dafina u pyet nga moderatorja Roza Lati nëse ka dëshirë të ketë një vajzë apo një djalë.

Dafina u përgjigj duke i thënë se do të donte të kishte binjakë.

“Unë jam njeri, kam ndjenja dhe nuk mund ta shpreh dashurinë në kafaz. Jemi thjesht vetvetja. As familja ime, as e tij nuk na ngacmojnë, ata janë të lumtur që ne jemi të lumtur.

Sa i përket planeve për fëmijë, çdo gjë ja lëmë kohës. Për mua nuk ka lidhje nëse është çun apo gocë. Unë e kam ndjerë mungesën e një vllau. Gjithmonë kam thënë që dua një çun, po tash dua një gocë, një miniDafina. Ndoshta më mirë të bëhen binjakë një vajzë një djalë”, u shpreh Dafina.

Si duket lumturia dhe qetësia nuk i mungojnë dyshes pasi dhe familjet e tyre janë tejet të lumtur dhe nuk ndërhyjnë në jetën dhe vendimet e çiftit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dafina Zeqiri flet për Dj Geek

“Jam ende e dashuruar”