Emri i Armando Brojës vijon të qarkullojë fuqishëm në tregun e transferimeve, e dëshirojnë në Premier League por edhe në Serie A.
Është e qartë se dëshira e lojtarit është të vijojë karrierën në Angli, mundësisht në Londër me fanellën e Chelsea, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.
Pavarësisht se në media flitet pafund, qarkullojnë skenarë të ndryshëm, sipas Football.london, Broja do të vihen të dispozicion të bluve në fillim të muajit korrik, për të zhvilluar me Chelsea fazën përgatitore, vetëm më pas do të vendosin se çfarë do të bëjnë.
Në këtë pikë, Thomas Tuchel nuk ka pasur kurrë asnjë dyshim: “E para, Broja është lojtar i ynë, ai do të kthehet tek ne. Kur e dërgojmë një lojtarë në formë huazimi e bëjmë që të marrë më shumë eksperiencë, të bëhet më i mirë. Ata janë futbollistët tanë, unë i dua në fazën përgatitore, vetëm më pas do të vendosim se çfarë do të bëjmë, u shpreh Tuchel.
Së fundmi në skenë ka dalë fuqishëm emri i West Ham, skuadër që është e gatshme të investojë 30 milionë paund për të siguruar kartonin e Brojës.