MENU
klinika

"Bojkot pa afat nëse..."

Dhoma e Avokatisë në Pogradec në protestë

29.06.2022 - 12:39

Dhoma e avokatisë në Pogradec protestë me qytetarët dhe grupet e interesit që cenohen nga harta e re gjyqësore. Këtë të mërkurë dhoma e avokatisë në Pogradec ka organizuar protestë për hartën e re gjyqësore e cila mbyll gjykatën e rrethit gjyqësor Pogradec.

 

Protesta e cila është mbajtur në sheshin e gjykatës me pjesëmarrjen e avokatëve, noterëve, qytetarëve, ekspertëve, psikologëve etj ka zgjatur rreth 1 orë ndërsa avokatët përmes kësaj proteste kanë paralajmëruar bojkot pa afat për të gjitha seancat gjyqësore dhe rikthimin e protestave më të mëdha se kjo nëse nuk do të merren masa për rishikimin e hartës së re gjyqësore.

Krahë avokatëve kanë qenë edhe qytetarët të cilët shprehen se e kanë të pamundur të përballojnë rrugët e gjata dhe kostot e shtuara për çdo rast nëse do të mbyllet gjykata e Pogradecit. Harta e re gjyqësore në qarkun e Korçës do të pasojë me mbylljen e Gjykatës së Apelit, Gjykatën e Shkallës së Parë Administrative si dhe Gjykatën e Shkallës së Parë në Pogradec.

Harta e re gjyqësore
13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky është përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është se është shtuar një gjykatë e shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Krujë, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.