MENU
klinika

"Harta e re gjyqësore në shkelje të plotë!"

Dhoma e Avokatisë paralajmëron bojkot total

17.06.2022 - 18:47

Pas përfundimit të bojkotit 4 ditor të avokatëve, të cilët protestuan kundër hartës së re gjyqësore, ata sërish kanë dalë me një deklaratë, duke paralajmëruar për bojkot total në të ardhmen.

Me anë të një deklaratë, Dhoma e Avokatisë kërkon që qeveria të marrë në konsideratë të gjitha vërejtjet dhe propozimet e bëra përndryshe thekson se do të përshkallëzojnë qëndrimin e tyre në të ardhmen, drejt një bojkoti total dhe pa afat.

Sipas Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë, bojkoti përmbushi qëllimin për të cilin u mor ky vendin, duke e konsideruar si fillim të një procesi për përmbushjen e kërkesave të lidhura me ushtrimin e profesionit të avokatit.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë, thotë se me keqardhje është konstatuar se kjo hartë gjyqësore është në shkelje të plotë të së drejtës së individit për aksesin në drejtësi, mungesën e eficencës në realizimin e të drejtës e mbrojtjes së qytetarëve si dhe në rëndimin e situatës ekonomike-sociale të individit.

NJOFTIMI I PLOTE

Komiteti Drejtues i Dhomes se Avokatise te Shqiperise, ne mbledhjen e zgjeruar te dates 17 Qershor 2022, me pjesemarrjen edhe te kryetareve te dhomave vendore te avokatise, mori ne shqyrtim zbatimin e vendimit per bojkotimin e proceseve giyqesore per periudhen kater ditore. Ky Komitet Drejtues vlereson permbushjen e qellimit per te cilin u mor ky vendim, duke e konsideruar si fillim te nje procesi per permbushjen e kerkesave lidhur me ushtrimin e profesionit te avokatit ne Republiken e Shqiperise.

Vleresojme, qe Dhoma e Avokatise e Shqiperise ka bere prezent qe ne fillesat e hartimit te projektit te Hartes Gjyqesore problematiken e zbatimit ne praktike te nje projekti te tille. Me keqardhje u konstatua injorimi haptazi dhe mos marrja ne konsiderate nga ana e KLGJ te propozimeve tona, ne vendimin e saj te dates 10.06.2022. Ne i qendrojme vleresimit tone, qe kjo harte giyqesore eshte ne shkelje te plote te se drejtes se individit per aksesin ne drejtesi, mungeses se eficences ne realizimin e te drejtes se mbrojtjes si dhe rëndimin e situates ekonomike – sociale te individit.

Dhoma e Avokatise e Shqiperise i kerkon Keshillit te Ministrave, si organi vendimarres per miratimin e hartes gjyqesore, te marre ne konsiderate verejtjet dhe propozimet e bera prezent nga ana jone gjate gjithe ketij procesi. Mosmarrja ne konsiderate e verejtjeve dhe propozimeve te Dhomes se Avokatise te Shqiperise ne procesin e vendimarrjes nga ana e qeverise do te jete objekt vlerësimi i qendrimit te dhomes se avokatise, duke pershkallezuar qendrimin tone ne te ardhmen drejt nje bojkoti total dhe pa afat.

Nepermjet ketij njoftimi, gjejme rastin te falenderojme komunitetin e avokateve te cilet me kulture te larte qytetare dhe profesionale mundesuan ne unanimitet realizimin e qellimit te bojkotit.

Falenderojme publikun per mbeshtjetjen dhe mirkuptimin per bojkotimin e proceseve gjyqesore ku ata ishin palë. Një falenderim i veçantë për mediat per pasqyrimin dhe sensibilizimin e opinionit në vazhdimësi.

Komiteti Drejtues i DHASH

KRYETARI

Prof. Dr. Maksim HAXHIA

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN