MENU
klinika

Tenis, renditja botërore

Djokovic zbret i treti, një rus në vendin e parë

13.06.2022 - 11:13

Tenisti rus Daniil Medvedev është rikthyer pas dy muajsh në krye të renditjes botërore për meshkuj. kjo është hera e dytë që 25-vjeçari ngjitet në krye, teksa hera e parë ka qenë shumë e shkurtër, vetëm 3 javë.

Rusi, që nuk do të luajë në Wimbledon, ka 7.950 pikë, rreth 900 pikë më shumë se gjermani Alexander Zverev, i dyti. Edhe ky i fundit s’do të luajë në Ëimbledon, pasi është operuar pas dëmtimit në Roland Garros.

Në vendin e tretë zbret serbi Novak Djokovic e pas tij spanjolli Rafael Nadal. Ata ndahen nga 250 pikë në renditje, ndërkohë që në “top-5” ndodhet edhe norvegjezi Casper Ruud, finalist në turneun parizien.

Ka zbritur në vendin e gjashtë greku Stefanos Tsitsipas, që ndiqet nga spanjolli Carlos Alcaraz e rusi Andrey Rublev. Zvicerani Roger Federer, që nuk luan prej një viti, tashmë renditet në vendin e 68-të, me vetëm 850 pikë.

“Lojtarët bënë çdo gjë që kërkuam”

Humbja ndaj Ukrainës, Silvinjo: Ishte grupi më i keq

Zbret në Ligën C të Ligës së Kombeve

Shqipëria mposhtet nga Ukraina

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Ukrainë

Silvinjo zgjedh Muçin titullar dhe lë jashtë një të paprekshëm

Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës

Tifozët e Shqipërisë bëhen gati për ndeshjen me Ukrainën