MENU
klinika

“Po i hedh benzinë zjarrit qëllimisht”

Do dërgojë raketa në Ukrainë/ Reagon Kremlini mbi vendimin e SHBA

01.06.2022 - 17:13

Kremlini ka akuzuar SHBA-të se “po i hedhin qëllimisht benzinë ​​zjarrit” pas deklaratës nga Washtington se do të furnizonin Ukrainën me sisteme të avancuara raketore.

“Furnizimet e tilla nuk e inkurajojnë Kievin të rifillojë bisedimet e paqe”, tha për gazetarët zëdhënësi rus, Dmitry Peskov, duke shtuar se Washington dëshiron “të luftojë Rusinë deri në ukrainasin e fundit”.

Shtetet e Bashkuara ranë dakord t’i sigurojnë Ukrainës raketa me rreze të gjatë, të cilat mund të arrijnë objektiva deri në 70 km, pasi morën garanci se armët nuk do të përdoren për të sulmuar objektivat brenda Rusisë.

Presidenti i Ukrainës, Zelensky ka thënë se vendi i tij “nuk ka ndërmend” ta bëjë këtë.

Ndërkohë pas lajmit, zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov tha se dërgimi i këtyre armëve të reja në Ukrainë rrit rrezikun e tërheqjes së SHBA-së në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

“Çdo furnizim me armë që vazhdon… rrit rreziqet e një zhvillimi të tillë”, tha ai, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti.

“Kjo është e paprecedentë, kjo është e rrezikshme”, shtoi Ryabkov.