30.06.2022 - 19:57
Sportistët shqiptarë po bëjnë paraqitje të mira edhe në garat në mosha të mëdha. Kështu, në Kampionatin Botëror të Atletikës që po zhvillohet në Finlandë për sportistët mbi 45 vjeç, vendi ynë mori medalje ari.
Është atleti Master, Mjeshtri i Madh i Sportit, Dorian Çollaku, që u shpall kampion botë në hedhjen e çekicit në Kampionatin Boteror që po zhvillohet në Tampere të Finlandës.
Sot, në kategorinë M45, me rezultatin 60.90 metra, ai i mposhti të gjithë, duke marrë medaljen e artë. Nuk mund të mungonte edhe flamuri kuqezi në momentin e marrjes së medaljes në podium.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Xhudo sjell 2 medalje ari
Kosova shkon në 5 medalje në Lojërat Mesdhetare
Lojërat Mesdhetare