MENU
klinika

Ja ç’ka për të thënë Johnny Depp

E bija nuk e mbështeti në gjyqin me Amber Heard?

10.06.2022 - 11:20

Johnny Depp ka krijuar vepra arti të njerëzve, të cilat përshkruhen si “një pasqyrim intim i karakterit të tyre në sytë e Johnny-t, një përshkrim se si ata ia kanë zbuluar veten atij.”

Javën e kaluar, juria vendosi kryesisht në favor të Johnny Depp pasi rasti i tij për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard mori fund.

Gjyqi i profilit të lartë u shkaktua nga një shkrim që Amber kishte shkruar për “Washington Post” në 2018, i cili kërkonte që të kishte më shumë mbështetje për gratë që i kishin mbijetuar dhunës në familje.
Ndërsa ajo nuk e përmendi Johnny me emër, ajo deklaroi se do të bëhej një “figurë publike” për abuzimin në familje dy vjet më parë, kur ajo bëri kërkesë për divorc nga aktori dhe mori një urdhër ndalimi të përkohshëm kundër tij.
Ndërsa fansat e Johnny u mblodhën së bashku përmes mediave sociale për të dhënë mbështetjen e tyre, disa e kaluan limitin ndërsa bombarduan vajzën e tij, Lily-Rose Depp, me mesazhe fyese në Instagram. Përveç një postimi që shënonte ditëlindjen e saj të 23-të më 28 maj, Lily-Rose nuk ishte aktive në llogarinë e saj në rrjetet sociale gjatë gjithë gjyqit. Megjithatë, fotot e saj të mëparshme ishin në shënjestër me komente që e thërrisnin atë se nuk e kishte mbështetur publikisht babanë e saj.
Dhe Johnny me sa duket e ka trajtuar heshtjen e Lily-Rose në një koleksion imazhesh nga projekti i tij “NFT Never Fear Truth”.
I përshkruar si “ekspozimi i parë publik i artit të Johnny”, Never Fear Truth fokusohet te miqtë dhe heronjtë e Johnny, njerëzit që ai i ka njohur mirë dhe që e kanë frymëzuar atë si person. Çdo imazh është një pasqyrim intim i karakterit të tyre në sytë e Johnny, një përshkrim se si ata ia kanë zbuluar veten atij.
Disa nga emrat e famshëm të përfaqësuar në NFT janë River Phoenix, Heath Ledger dhe Elizabeth Taylor – si dhe Lily-Rose.
Në këtë mënyrë ai i ka dhënë fund reagimeve se nuk ka patur mbështetje nga vajza e tij.
Edhe pse Lily-Rose nuk foli në rastin më të fundit, ajo mbrojti Johnny-n kur akuzat e Amber kundër tij dolën në dritë për herë të parë në vitin 2016.
Ndërkohë, Johnny pohoi se Lily-Rose dhe Amber nuk kishin një marrëdhënie të mirë, prandaj vajza e tij nuk mori pjesë në dasmën e tyre në 2015.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN