MENU
klinika

Në pak ditë

Efekti i titullit, Milan shet numër rekord fanellash

21.06.2022 - 17:28

Kjo është fuqia e një titulli që pritej prej 11 vitesh. Jo se kishte dyshime, por “pushtimi” i titullit numër 19 në historinë e Milanit i ndezi tifozët kuqezinj, pati ndikim maksimal edhe në marketingun e klubit.

Besnikët e “Djallit” mësynë “Milan Store” të selisë së klubit dhe në pikat e tjera zyrtare, duke kryer rekorde blerjesh. Performanca më e rëndësishme u regjistrua në fanellat e festave.

Versioni “Puma” (i veshur nga lojtarët gjatë festës së titullit) dhe versioni “mono-branded” u shitën në më pak se një javë. Pasi u bë porosia e re, bluzat “Puma” me fjalët “Win ​​Like Milan” në ngjyrë jeshile-bardhë-kuqe janë rikthyer në dyqanin e “Casa Milan” dhe pikat e tjera zyrtare të shitjes.

Një ditë pas ndeshjes fitimtare në Reggio Emilia, që mbylli kampionatin, u regjistruan shitje totale të jashtëzakonshme në dyqanin e klubit, 5 herë më të larta se ato të ditës më të mirë ndonjëherë deri në atë moment. Në 24 orë u shitën më shumë se 15.000 artikuj kushtuar titullit kampion.