15.06.2022 - 22:30
Panorama.al mëson detaje të reja nga të shtënat me armë mbrëmjen e sotme në fshatin Stomgolem në Shkodër.
I plagosur ka mbetur shtetasi Lulash Qepuri. Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali në fshatin Stomgolem.
Burime nga policia, bëhet me dije se një person i maskuar ka hyrë brenda lokalit dhe ka hapur zjarr. Për pasojë, ka mbetur i plagosur 70-vjeçari Lulash Qepuri, pronar i lokalit.
Fillimisht u raportua se i moshuari ndërroi jetë. Policia bën të ditur për Panorama.al se një djalë ka telefonuar forcat e Shkodrës duke i thënë se i kanë vrarë babain.
Policia është nisur drejt vendngjarjes për të nisur hetimet.