25.06.2022 - 13:04
Leo Messi festoi 35-vjetorin e lindjes me një festë madhështore, e denjë për emrin që përfaqëson. “Pleshti” zgjodhi Ibizën, aty ku ndodhet me pushime prej kohësh, për të festuar së bashku me miqtë e tij.
Në festë ishin të pranishëm thuajse të gjithë lojtarët e përfaqësueses argjentinase por dhe shumë miq të tjerë. Sigurisht nuk mund të mungonte në këtë party miku i tij Luis Suarez, apo Ces Fabregas, me këtë të fundit po kalon prej disa ditësh pushimet në një ishull privat.
Lautaro Martinez, Tuco Correa, De Paul, Di Maria e shumë yje të tjerë, së bashku me bashkëshortet e tyre, dhuruan një atmosferë fantastike, një ditëlindje për t’u kujtuar gjatë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Stërvitje me bashkëshorten