MENU
klinika

Ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Flet Presidenti i Francës Macron: Mendoj se kemi gjetur një zgjidhje

30.06.2022 - 15:52

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ndjen se ishte gjetur një zgjidhje me Bullgarinë për kuadrin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut.

“Unë mendoj se kemi gjetur një zgjidhje kompromisi,” tha ai në një konferencë shtypi në samitin e NATO-s në Spanjë.

Parlamenti i Bullgarisë i dha qeverisë dritën jeshile më 24 qershor për të miratuar kornizën negociuese të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut, që mund të lejojë fqinjin e saj verior të fillojë bisedimet e anëtarësimit me bllokun, por gjithashtu të zhbllokojë edhe rrugën e Shqipërisë drejt BE.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN