MENU
klinika

Zgjedhjet e futbollit evropian

FSHF del hapur në garën për kreun e UEFA-s

23.06.2022 - 10:15

Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të mbështesë zyrtarisht kandidaturën e Aleksander Ceferin për postin e Presidentit të UEFA-s në mandatin e ardhshëm 2023-2027. Ky vendim u mor në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, pasi u shqyrtua propozimi dhe u ra dakord mes anëtarëve për të mbështetur kandidaturën e Presidentit aktual të UEFA-s.

Zgjedhjet për kreun e ri të qeverisë së futbollit europian do të zhvillohen vitin e ardhshëm, ndërsa Ceferin do të garojë për një mandat të tretë. Alexander Ceferin u zgjodh fillimisht në krye të UEFA-s në shtator të vitit 2016 dhe u rizgjodh në këtë post në shkurt të vitit 2019.

Nën drejtimin e tij, UEFA njohu suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare përmes kompeticioneve në nivel kombëtaresh e klubesh, që janë ndër më elitaret në botë, ndërkohë që edhe mbështetja e tij për federatat anëtare e veçanërisht për Federatën Shqiptare ka qenë e madhe dhe e vazhdueshme në të gjitha drejtimet.