Ekzistojnë shumë fakte të çuditshme, për gjenitë e mëdhenj të historisë. Në fund të fundit, ata nuk ishin njerëz të zakonshëm. Sjellja e tyre novatore i ka shtyrë ata të adoptojnë zakone të pazakonta dhe të përjetojnë ndodhi befasuese. Ka shumë histori, legjenda dhe mite rreth gjenive të mëdhenj të historisë. Edhe pse nuk është një rregull i caktuar, shpesh njerëzit me talent të jashtëzakonshëm kanë ekscentricitete (sjellje të çuditshme) që tërheqin vëmendjen. Nxisin njëfarë magjepsjeje për të zbuluar, se si ata janë të ngjashëm dhe të ndryshëm nga “të vdekshmit e thjeshtë”. Po aq e vërtetë është fakti, se nuk është aspak e lehtë të dallosh gjenitë e mëdhenj të historisë. Në të vërtetë, nuk ka një përkufizim unanim të “gjeniut”. Ka shumë mendje brilante të panjohura, që mund të mos kenë qenë në gjendje t’i përkthejnë idetë e tyre në një produkt specifik ose nuk kanë pasur mundësinë të eksplorojnë aftësitë e tyre. Gjithsesi, le t’u referohemi gjenive që njihen nga shumica, ose që janë kategorizuar si të tillë falë kontributeve të tyre. Shumë prej tyre kishin zakone të çuditshme ose duhej të përballeshin me situata të jashtëzakonshme. Le të shohim disa fakte kureshtare rreth tyre./Konica.al
“Sekreti i gjeniut është ta ruajë shpirtin fëmijëror deri në pleqëri, që do të thotë të mos humbasë kurrë entuziazmin” (Aldous Huxley).
Leonardo Da Vinçi – Një nga faktet më befasuese për këtë personalitet, është pasioni që ai kishte për t’i zvarritur gjërat. Edhe pse ka realizuar shpikje të shumta, shumë të tjera i ka lënë të papërfunduara. Kishte kaq shumë ide në kokë, saqë e kishte të vështirë të përqendrohej. Një tjetër kuriozitet për Leonardo Da Vinçin është fakti, se ai nuk pati një arsimim të kujdesshëm zyrtar. I mësuan të lexonte dhe të shkruante, së bashku me disa nocione të aritmetikës, por asgjë më shumë. Çdo gjë tjetër e mësoi në mënyrë autodidakte. E mësoi vetë latinishten, e cila asokohe ishte gjuha e shkencës dhe matematika e avancuar hyri në jetën e tij pas moshës 30-vjeçare. Veç kësaj, sipas disave, i detyrohet e famshmja “Sacra Sindone”. Ka arsye të mendojmë, se kjo relike e famshme do të kishte qenë një eksperiment artizanal në fotografi dhe se figura e ngulitur në të do të ishte ajo e vetë Leonardo Da Vinçit.
Një tjetër gjeni i madh i historisë ishte Tomas Alva Edison, i njohur për themelimin e një fabrike shpikjesh. Qëllimi i tij fillestar ishte të bënte një shpikje çdo 10 vjet. Megjithatë, dhe për habinë e tij, ai e bënte atë mesatarisht çdo pesë ditë. Kjo është arsyeja pse atij i atribuohen 1300 shpikje. Gjithashtu, ai ishte një burrë elegant. I kërkoi dorën e gruas së tij të ardhshme duke përdorur kodin Mors. Thuhet se për të paralajmëruar bashkohësit për rreziqet e rrymës alternative, ai goditi me rrymë një elefant cirku. […]
Një tjetër nga gjenitë e mëdhenj të historisë ishte Aleksandër Graham Bell, i konsideruar për një kohë të gjatë, si shpikësi i telefonit. Së fundi, u vërtetua se nuk e shpiku këtë pajisje, por dizenjoi fotofonin, një pajisje me të cilën hodhi themelet për telefoninë celulare dhe fibrat optike.
Benxhamin Frenklin është i pranishëm në të gjitha klasifikimet e gjenive të mëdhenj të historisë. Ai ishte i bindur se temperaturat e ulëta prodhonin një lloj “rikuperimi”, që do të përmirësonte efikasitetin e proceseve fiziologjike, përfshirë ato të trurit. Me fjalë të tjera: asgjë më mirë se ta nisësh ditën me një dush të këndshëm, të ftohtë!
Kompozitori i madh Igor Stravinsky, kishte një ide të ngjashme me atë të Frenklinit. Megjithatë, ai besonte se për të arritur këtë “rindezje”, ishte mirë që ta mbanin trupin kokëposhtë për 15 minuta. Veç kësaj, duke u rikthyer te Frenklin, janë të shumtë ata që përdorin një shpikje të tijën, por pak janë në dijeni se ai ishte autori i karriges lëkundëse.
Një nga gjenitë e mëdhenj të historisë ishte edhe Thomas Young, i cili demonstroi natyrën valëzuese të dritës. Young gëzonte aftësi të jashtëzakonshme: mësoi të lexonte në moshën 2-vjeçare dhe vetëm 4-vjeç, kishte lexuar tashmë dy herë, Biblën. Fliste 12 gjuhë dhe mund të luante instrumente të ndryshme muzikore. Përveç fizikës, ai interesohej edhe për deshifrimin e hieroglifeve egjiptiane. Një gjeni, në të gjitha aspektet./Konica.al