MENU
klinika

U kapën në “shtëpinë e barit”

Gjykata e Shkodrës lë në burg tre personat

09.06.2022 - 12:33

Gjykata e Shkodre i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me Burg” Ramiz Nikdukaj 64 vjeç, Bashkim Kovacit 64 vjeç dhe Altion Lulit 43 vjeç këto dy të fundit nga Cerriku, pasi u kapën gjatë operacionit “Syri i sheganit” në një shtëpi Bari në Koplik.

Në banesën e shtetasit Nikdukaj u gjet një ambient i përshtatur për kultivim të narkotikëve, ku u sekuestruan 22 kg kanabis dhe 455 bimë të kultivuara në ambient me llampa, si dhe 245 bimë të mbjella në oborr.

Ai akuzohet për kultivim të bimëve narkotike kryer në bashkëpunim dhe vjedhje të energjisë, ndërsa dy shtetasit nga Cerriku u kapën duke punuar në ambientin ku kultivoheshin bimët.

Pas shqyrtimit të provave, drejtuesi i seancës Andri Ymeri pranoi kërkesën e prokurorit Vat Staka, duke i lënë këto shtetas në burg.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Policia zbulon shtëpinë e barit gjatë kontrolleve në Koplik

Grabitja e bankës “fundos” edhe të afërmit e autorëve