MENU
klinika

Çfarë ndodh nëse opozita nuk merr pjesë në votim?

Gramoz Ruçi kandidat për President? Ja si përgjigjet Balla!

02.06.2022 - 21:39

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përjashtuar mundësinë që Gramoz Ruçi të jetë kandidat për President, edhe pse emri i tij është përfolur ditët e fundit.

“Kini parasysh diçka që Gramoz Ruçi në 12 qershor e ka dhënë përgjigjen e vetë të qartë për këtë çështje”, tha Taulant Balla në emisionin “Opinion”.

Ndërsa i pyetur nëse opozita bojkoton votimin, a do të jetë procesi i cënuar, Balla u shpreh se Partia Demokratike është me e ndëshkuara nga bojkotet.

Ai i bëri thirrje të gjitha palëve politike që të marrin pjesë në votim, edhe sikur të votojnë kundër.

“Partitë politike kanë reflektuar nga bojkoti dhe askush nuk përfiton. Ata që janë ndëshkuar nga bojkoti është PD. Apeli im është pjesëmarrja dhe shprehja me votë. Le të vijnë të votojnë edhe kundër”, u shpreh kryetari i grupit parlamentar të PS.