MENU
klinika

Shmangia e krizës ushqimore

Gruri i bllokuar nga rusët, Ukraina gjen rrugë alternative për eksport

13.06.2022 - 10:00

Ukraina ka identifikuar rrugë alternative për të eksportuar depot e drithërave, ka thënë një zyrtar i qeverisë në Kiev.

“Ne po bëjmë çmos për të siguruar që ato 22 milionë tonë drithë që tani janë të bllokuara nga Rusia në portet e Ukrainës do të arrijnë në destinacionin e tyre”, tha për Reuters të dielën Zëvendësministri i Jashtëm dhe Shefi i Transformimit Dixhital Dmytro Senik, gjatë një samiti aziatik të sigurisë në Singapor.

“Me ndihmën e miqve dhe partnerëve tanë, domethënë Rumanisë, Polonisë dhe shteteve baltike, gjetëm dy rrugë që na ndihmojnë të eksportojmë këto produkte bujqësore”, tha Senik.

Zëvendësministri i Jashtëm tha se këto rrugë po hasin “blloqe” të cilat po ngadalësojnë procesin e eksportit. Megjithatë, ai thotë se janë të vendosur për eksportet. Seniku u shpreh më tej se nuk kishte asnjë shifër se sa drithë ishte lëvizur nëpër këto rrugë.

Miliona tonë drithë janë bllokuarnë Ukrainë, të ruajtura në kapanone dhe në portin në Odesa, duke çuar në një rritje dramatike të çmimeve globale të ushqimeve që ka të ngjarë të përkeqësohet ndërsa lufta vazhdon.

Ukraina është eksportuesi i katërt më i madh në botë i misrit dhe eksportuesi i pestë më i madh i grurit, sipas Departamentit të Shtetit, dhe programi i OKB-së për të luftuar pasigurinë ushqimore blen rreth gjysmën e grurit të saj nga Ukraina çdo vit.