MENU
klinika

Rama i përgjigjet Bullgarisë

“Hiqni veton, ose më duroni mua!”

24.06.2022 - 11:15

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave të Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë për mënyrën e komunikimit të kreut të qeverisë shqiptare.


Me anë të një postimi në Twitter, Rama ka ironizuar Bullgarinë duke u shprehur se kryeministri ka një problem me ta. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, Bullgaria kërkon që të përdori veton për të marrë peng dy shtete të NATO-s duke mos i lejuar që të integrohen në BE.

Rama i bën thirrje Bullgarisë që ose të heqë veton, ose të durojnë kritikat e kryeministrit.

Edi Rama: Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të komunikimit. Shumë mirë. Unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria kërkon që të zgjidhë çështjet bilaterale duke përdorur procesin e zgjerimit si një mënyrë për të marrë peng dy shtete të NATO-s. Qetësohuni miq: Hiqni veton ose na duroni ne.

Dhe meqë ra fjala, më lejoni t’ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër e Boyko Borissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri! Miqtë e vërtetë nuk dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin me të vërtetë me njëri-tjetrin dhe i japin dorën!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN