Udhëheqësi që e mbajti Shqipërinë, në një kontroll të hekurt, për katër dekada, ishte një marksist-leninist i devotshëm, admirues i zjarrtë i Stalinit dhe njeri i përkushtuar. Lindi në një familje myslimane në vitin 1908. Asokohe, Shqipëria ishte ende një provincë e errët, e Perandorisë Osmane.
Hoxha ndoqi një shkollë franceze në Shqipëri dhe në vitin 1930, fitoi bursë shtetërore në universitetin e “Montpellier” në Francë. RJ Crampton, historiani i Ballkanit të pasluftës, e përshkruan atë si ‘intelektualin e vetëm midis udhëheqësve komunistë të Evropës Lindore’, me përjashtim të mundshëm të Matyas Rakosit të Hungarisë.
Hoxha u bashkua me Partinë Komuniste Franceze dhe humbi bursën, për shkak të përfshirjes në politikën e majtë. Ai u kthye në Shqipëri në vitin 1936, për të dhënë mësim në shkollën ku kishte studiuar.
Shqipëria në këtë kohë ishte një vend i prapambetur, i varfër, kryesisht analfabet, i qeverisur teorikisht nga mbreti i vetëshpallur Zog, pothuajse pa industri, pa hekurudha, pa universitete dhe me një popullsi prej më shumë se 20 mijë banorësh.
Fshati ishte nën kontrollin e krerëve të tyre lokalë, siç ka qenë me shekuj dhe regjimi i Zogut varej nga Italia e Musolinit. Më 1939, Musolini aneksoi Shqipërinë. Hoxha, tani humbi punën në shkollë, sepse nuk pranoi të bashkohej me Partinë Fashiste Shqiptare të sapoformuar.
Ai hapi një dyqan duhani në kryeqytet, Tiranë, duke e ktyer atë në selinë e grupit komunist që ai filloi të formonte. Në vitin 1941 themeloi Partinë Komuniste Shqiptare.
Kur trupat gjermane pushtuan Shqipërinë në vitin 1943, u formuan grupe rezistence, duke filluar nga komunistët e deri te mbretërorët. Grupet armiqësore shqiptare, palë me gjermanët kundër Hoxhës dhe popullit të tij, dominonin ushtrinë Nacional-çlirimtare shqiptare.
Në fund të vitit pasues, me tërheqjen e gjermanëve nga vendi, Hoxha u shpall president i një Shqipërie demokratike nga një kongres antifashist. Pas fitores, ai shfrytëzoi rastin për të vrarë 400 kundërshtarë të tij në qytet.
Qeveria e tij e re, u njoh nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Sovjetik dhe Britania në vitin 1945.
Si kryeministër i Republikës Popullore të Shqipërisë, ministër i Jashtëm, ministër i Mbrojtjes dhe komandant i Përgjithshëm i ushtrisë, Hoxha filloi një politikë efektive modernizimi, me të njëjtën rreptësi që kishte shfaqur gjatë luftës.
Toka u konfiskua dhe u organizua në ferma kolektive. Klasa sunduese e paraluftës u shkatërrua dhe bankat dhe bizneset e tjera u shtetëzuan. U zhvillua industria moderne, vartësia tradicionale e grave mori fund (të paktën zyrtarisht), arsimi u përmirësua ndjeshëm dhe gjuha shqipe u standardizua, përmbi dialektet tradicionale.
Feja u shpall e jashtëligjshme dhe të gjitha kishat, xhamitë dhe institucionet fetare u mbyllën, ndërsa shteti mori një kontroll të fortë mbi aktivitetet kulturore dhe intelektuale të vendit. Kundërshtarët, duke përfshirë rivalët politikë, të krishterët dhe myslimanët protestues, pronarët e tokave dhe fshatarët rebelë, u gjykuan për krime kundër popullit dhe u dërguan në kampe, burgje ose u ekzekutuan.
Disa thjesht u vranë, duke përfshirë Koçi Xoxen, kreun e policisë sekrete, i cili, në vitin 1948 ishte në një pozicion shumë të fuqishëm, për t’i pëlqyer Hoxhës. Pas vdekjes së tij, në pushtet erdhi Mehmet Shehu.
Shqipëria mori ndihma masive nga Bashkimi Sovjetik, pas ndarjes mes Jugosllavisë së Titos dhe Moskës. Hoxha, nuk pranoi të përballonte reagimin që pati kundër Stalinit në Bashkimin Sovjetik, pas vdekjes së këtij të fundit, në 1953. Ai denoncoi Nikita Hrushovin dhe iu drejtua Kinës komuniste, deri në vdekjen e Mao Ce Dunit, në vitin 1976.
Prej atëherë, Shqipëria ka qenë e izoluar.
Hoxha ka vuajtur nga diabeti për shumë kohë dhe në vitet ’80, ai e dinte se i kishte ditët të numëruara. Ai donte që ta pasonte pushtetin te një koleg i ri, i quajtur Ramiz Alia dhe i hapi rrugën, duke eliminuar Mehmet Shehun, – krahu i tij i djathtë, prej vitit 1948, – i cili, ishte ministër i Brendshëm.
Në vitin 1998, u hapën lajme se ai kishte pësuar një krizë nervore dhe kishte kryer vetëvrasje. Sipas informacioneve, Shehu ishte qëlluar dhe vrarë në një mbledhje të Byrosë Politike, ndoshta nga vetë Hoxha.
Ai kishte punuar si një agjent sekret për amerikanët, britanikët dhe Vatikanin. Gruaja e tij u dënua me 20 vite në një kamp pune (ku vdiq në 1988) dhe policia sekrete u spastrua nga mbështetësit e tij.
Enver Hoxha vdiq në Tiranë në 1985, në moshën 76-vjeçare, për shkak të diabetit. Ai e kishte shndërruar Shqipërinë nga një relike e lashtë e Perandorisë Osmane, në një vend modern, të industrializuar, nën kontrollin më të rreptë të qeverisë, në Evropë.
Ramiz Alia, ishte një pasardhës i denjë.
“Histori Today” – Përshtati Konica.al