21.06.2022 - 19:04
Interi ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me teknikun Simone Inzagi, cili ka firmosur një kontratë të re deri në vitin 2024.
Ka qenë vetë klubi zikaltër që e ka bërë publik lajmin për tifozët nëpërmjet një videoje “surprizë” në “Instagram”, ku Inzagi shfaqet në ambientet e klubit së bashku me presidentin Stiven Zhang duke firmosur kontratën e re.
46-vjeçari konfirmohet kështu në krye të skuadrës pas sezonit të fundit që u mbyll me dy të trofe të fituar që ishin Kupa dhe Superkupa e Italisë ku në të dyja finalet zikaltërit triumfuan përball Juventusit.