MENU
klinika

Kur zhvillohen zgjedhjet?

Ja kur miratohen emrat e kandidatëve për sekretar të përgjithshëm dhe nënkryetarë të PD

03.06.2022 - 10:07

Partia Demokratike zhvillon këtë të premte zgjedhjet për plotësimin e strukturave të saj.

PD njofton se do të zhvillojë sot në orën 14:00 një mbledhje Kryesie, në të cilën pritet të miratohen kandidaturat e kryetarit Sali Berisha  për Sekretar të Përgjithshëm, nënkryetarë dhe sekretariatet e partisë.

Më pas, pritet mbledhja e Këshillit Kombëtar për të votuar kandidaturat, proces i cili do të nisë në orën 17:00 në selinë qendrore të Partisë Demokratike.

Njoftimi:

Pershendetje,
Kryesia e Partise Demokratike mblidhet sot ne oren 14.00 per te miratuar kandidaturat e Kryetarit Sali Berisha per Sekretar te Pergjithshem, Nenkryetarë dhe Sekretariatet e Partise Demokratike.
Me pas, mbledhja e Keshillit Kombetar per te votuar keto kandidatura do te jete ne oren 17.00 ne Seline e PD!
Dite te mbare!