MENU
klinika

PD zgjedh sot emrat për postet drejtuese

Ja kush janë dy deputetët e përfolur për nënkryetar të partisë

03.06.2022 - 11:38

Ditën e sotme në orën 14:00, Partia Demokratike ka njoftuar mbledhjen e Kryesisë për të miratuar emrat që do të shkojnë më pas për votim në orën 17:00 nga Këshilli Kombëtar i PD.

Në këtë mbledhje do votohen emrat që do kenë poste të rëndësishme në PD, posti i dy nënkryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar dhe Sekretari i Përgjithshëm.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se dy emrat që përflitet që do të garojnë për postin e nënkryetarit të PD do të jetë ai i Oerd Bylykbashit dhe Luçiano Boçit.